Lajme
Mbretëria e Bashkuar, vendi i parë në Europë me mbi 50 mijë viktima nga COVID-19
Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti i parë europian që ka tejkaluar shifrën e 50 mijë viktimave nga COVID-19, sipas të dhënave më të fundit.
Vendi regjistroi dhe 595 viktima në një ditë gjatë së mërkurës, shifra më e lartë që prej prillit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 50.365, ndërsa mbi 22 mijë persona kanë rezultuar pozitiv.
Anglia ka vendosur një sërë masash të reja, si mbyllja e dyqaneve jo thelbësore përfshi baret dhe restorantet, me synim frenimin e përhapjes së virusit.
Nga ana tjetër, shkollat janë lejuar të qëndrojnë të hapur ashtu si në shumë vende të tjera europiane.
“Virusi po përhapet me më shumë shpejtësi nga sa e kishin parashikuar këshilltarët tanë shkencorë”, tha kryeministri Boris Johnson teksa prezantoi masat e reja më 31 tetor.
Qytetarëve i është kërkuar të shmangin kontaktet fizike për të frenuar përhapjen e virusit, shkruan euronews, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












