Bota
Mbretëria e Bashkuar në “krizë demokratike” nga lajmet e rreme
Mbretëria e Bashkuar po përballet me një “krizë demokratike” për shkak të përhapjes dhe manipulimit të të dhënave personale.
Këtë e ka bërë të ditur një komision parlamentar, shkruajnë mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.
Komiteti, Digjital, Kulture, Media dhe Sport po heton disa dezinformata dhe disa lajme të rreme pas skandalit të të dhënave të Camgridge Analytica.
Në raportin e saj të parë ajo ka sugjerojë që kompanitë e mediave sociale të përballen me një rregullim më të rreptë.
Gjithashtu ky komitet ka propozuar, masa për të luftuar ndërhyrjen në zgjedhje.
Raporti i komitetit paralajmëron se “synimi i pamëshirshëm i pikëpamjeve hiper-partiake, që luajnë me frikën dhe paragjykimet e njerëzve, në mënyrë që të ndikojnë në planet e tyre të votimit” është një kërcënim për demokracinë.
Raporti i komisionit do duhej të publikohej zyrtarisht të dielën.
Por një kopje u botua të premten nga Dominic Cummings, drejtori i grupit zyrtar të fushatës Brexit Vote Leave, në blogun e tij.
Komiteti ka sygjeruar që faqet e mediave sociale duhet të mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen “e dëmshme” në shërbimet e tyre.
“Kompanitë e mediave sociale nuk mund të fshihen pas kërkesës për të qenë thjesht një” platformë “, duke pretenduar se ato janë kompani të teknologjisë dhe nuk kanë asnjë rol në rregullimin e përmbajtjes së vendeve të tyre”, tha komiteti, shkruan BBC, përcjel Albinfo.ch.
Një sygjerim tjetër i komitetit është që rregullat për fushatat politike duhet të bëhen të përshtatshme për moshën dixhitale.
Që të auditohen rrjetet sociale është një sygjerim tjetër i komitetit.
Kjo si pasojë pasi që llogaritë e rreme në faqet si Facebook dhe Twitter “jo vetëm dëmtojnë përvojën e përdoruesit, por potencialisht mashtrojnë reklamuesit”.
Raporti i komitetit ishte shumë kritik ndaj rrjetit social “Facebook”.
“Facebook ka penguar përpjekjet tona për të marrë informacion në lidhje me kompaninë e tyre përgjatë këtij hetimi. Është sikur mendon se problemi do të largohet nëse nuk ndan informacione rreth problemit dhe reagon vetëm kur ajo është e shtyrë”, tha raporti, shkruan tutje BBC, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse kishte kritika në lidhje me dy rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”, këto të dyja ende nuk i janë përgjigjur kërkesës dhe kritikave me ndonjë koment.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











