Lajme
Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë
Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti me numrin më të lartë të vdekjeve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në Evropë, pasi kjo shifër u rrit në 29.427.
Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 693 persona.
Me këtë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numër më të lartë të vdekjeve se Italia, e cila për një kohë të gjatë ishte epiqendra e përhapjes së coronavirusit në Evropë.
Në Itali, sipas të dhënave të fundit, nga COVID-19 kanë vdekur gjithsej 29.315 pacientë, shkruan AnadolyAgency.
Sipas numrit të viktimave nga coronavirusi, Mbretëria e Bashkuar tani është shteti i dytë në botë pas SHBA-së.
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 194.990, me 4.406 raste të reja.
Në vend janë bërë gjithsej 1.383.842 teste, prej të cilave 84.806 në 24 orët e fundit.
Sekretari Raab tha se lufta kundër pandemisë nuk do të jetë e lehtë në periudhën e ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














