Shqipëria
“Mbretëresha Elizabetë” vendoset në Has – mbi 80 për qind e hasjanëve jetojnë “falë” Anglisë
Aktualisht çdo familje hasjane ka 1 ose më shumë pjesëtarë të vet në Britani të Madhe.
Statuja e Mbretëreshës Elizabetë të Anglisë do të vendoset në sheshin e qytetit të Hasit në Shqipëri. Një vendim i tillë po ndërmerret në shenjë respekti ndaj mbretëreshës së vendit ku çdo familje ka më shumë se dy emigrantë në Angli.
Kryetari i bashkisë së Hasit, Liman Morina tha në një intervistë për Euronews se ky vendim u mor për të shprehur mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar që siç theksoi është i vetmi burim mbijetese për hasjanët, përcjell Albinfo.ch.
Prej më shumë se 6 vjetësh, sipas Morinës, Hasi është lënë në harresë të plotë nga qeveria dhe kjo ka bërë që shumë të rinj dhe jo vetëm, të largohen, kryesisht drejt Britanisë së Madhe.
Morina tha se aktualisht çdo familje hasjane ka 1 ose më shumë pjesëtarë të vet në këtë shtet.
“Mbi 80 për qind e hasjanëve mbijetojnë falë ndihmës që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Çdo familje ka një person në Angli. Aktualisht edhe të punësuarit duan të ikin, pasi rrogat janë minimale. Muajt e fundit ka një trend shumë të lartë largimesh”, thotë kryebashkiaku Morina./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










