Gruaja
Mbrëmje humanitare nga Shoqata “Humunity” në Zvicër
Kjo shoqatë ndihmon personat që kanë nevojë, derisa numri po shtohet nga dita në ditë
Të dielën në “Villa Miami” në Glattbrugg është mbajtur eventi i tretë me radhë humanitar nga “HUMUNITY”.
Kjo ngjarje ishte mjaft e madhe, derisa kishte përkrahje edhe nga pronari i “Villa Miami”.
Gjithashtu në këtë mbrëmje humanitare ishin prezentë edhe shumë këngëtarë, shkruan albinfo.ch.

Njëra nga organizatoret e kësaj ngjarje ishte Hava Makolli, e cila shprehet: “Kjo shoqatë, siç e dini edhe shumica prej juve, është një shoqatë shumë e re. E themeluar vitin e kaluar me seli ne Zvicër dhe sipas ligjeve zvicerane. Deri më tani kemi 6000 anëtare dhe jemi shumë falënderuese për përkrahjen masive që po marrim nga gratë shqiptare nga e gjithë bota.
Projektet e shoqatës janë afatgjate dhe në bashkëpunim me Kosovën dhe ndihmën e donatorëve.
Shoqata jonë nuk merret me ndërtimin e shtëpive, pasi që ka mjaftë shoqata që merren me ndërtimin e shtëpive, me shërimin e të sëmurëve.
Ne për një kohë të shkurtër kemi organizuar dy takime humanitare dhe kjo e tani është e treta. Siç po shihet kemi mbi 300 gra që kanë ardhur në mbështetje dhe jam shumë e kënaqur dhe e lumtur për kontributin si nga anëtaret, ashtu edhe nga këngetaret që pranojnë ftesën tonë dhe pa asnjë shpenzim kontribuojnë me zërin e tyre”, është shprehur Makolli, duke shtuar:
“Nga shuma e parave kemi kontribuar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, si dhe kemi grumbulluar rroba.
Aktuaisht në konto me hyrjen edhe të 14.500 frangave nga ky event, kemi 24 819 franga në xhirollogarinë tonë, të cilat do të përdorën për qëllime humane”, theksoi ajo, përcjell tutje albinfo.ch.
Ndërkohë, Dalia Abazi theksoi: “Me anëtaret jemi shumë të kënaqura, janë shumë të devotshme sidomos kur bëhet fjalë për humanizem, janë gjithnjë të gatshme me ndihmu.
Në të ardhmen mendojmë të lobojmë nëpër firma zvicerane që me pas më shumë sponsorë dhe suksese sepse vetëm me festa kemi frikë se edhe anëtarët lodhen.
Në fund të kësaj feste të grave u bë numërimi i të hollave bashkërisht në prani të anëtareve dhe me një transmetim të drejpërdrejt me grupin e grave në FB, për arsye se shumë gra nuk kanë pasur mundësi të ishin të pranishme në këtë takim festiv”, nënvizoi Abazi.
Dalina mes tjerash ka thënë se angazhimi i grave është tërësisht vullnetar dhe pa asnjë kompensim.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025













