Kosova
Mbrëmje bamirëse “Shpëto jetë” në Cyrih, mblidhen mbi 24 mijë franga
Platforma Albinfo.ch ishte partner medial
Për të katërtën herë radhazi u mbajt mbrëmja bamirëse “Shpëto jetë” në Cyrih, mbrëmje kjo e cila u organizua nga organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me qëllimin e ngritjes së fondeve, të cilat do të destinohen për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve për nënat dhe fëmijët në Kosovë.
Në këtë mbrëmje bamirëse, e cila u shoqërua me darkë dhe muzikë nga bendi i njohur nga Kosova “Don’t listen to your neighbors”, ishin të pranishëm shumë personalitete të shquara nga fusha e shëndetësisë, artit dhe përfaqësues të kompanive dhe bizneseve të ndryshme shqiptare, të cilët dhanë kontributin e tyre duke dhuruar fonde për të ndihmuar dhe mbështetur programet e AMC-së.
Drejtori Ekzekutiv i AMC-së, z. Vlorian Molliqaj, falënderoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme dhe foli për rolin e mërgatës në ndryshime rrënjësore përmes filantropisë, duke u fokusuar në sistemin shëndetësor në vend. “Ne në AMC besojmë që duhet zgjidhur problemin në rrënjë. Ne besojmë që duhet ta forcojmë sistemin shëndetësor. Sepse me një sistem shëndetësor ku nuk mungojnë pajisjet mjekësore e barnat esenciale, e ku kapacitetet e punonjësve shëndetësorë ngriten vazhdimisht, do të mund të trajtohet secili fëmijë e secila grua. Pavarësisht kushteve ekonomike e sociale. Pavarësisht se a jeton në fshat apo ne qytet”, u shpreh z. Molliqaj në fjalën e tij.
Prof. Dr. Omer Dzemali, në një fjalim rasti foli për angazhimin e AMC-së duke çmuar lart punën e palodhshme dhe duke bërë thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni i AMC-së.
Ngjarja bamirëse “Shpëto jetë” edicioni i katërt, e cila u mbajt në qytetin e bukur të Cyrihut, nuk do të ishte e mundur pa sponsorët të cilët na mbështetën për realizimin e kësaj ngjarje: Lika Group Ag – Sponsor i artë, Swiss Management – Sponsor i Artë, Neumarktpraxis – Sponsor i Bronztë, Reci IT Solution – Sponsor i Bronztë, Aeg Montage – Sponsor i Bronztë, Rromir Imami (rrimphoto) Sponsor i Argjendtë, Milky Way Creative – Sponsor i Argjendtë, Aubrey Restaurant – Sponsor i Bronztë, Eurokoha – Sponsor i Bronztë, Porche Kosova – Sponsor i Bronztë si dhe plartforma shqiptare në Zvicër Albinfo.ch, të cilët na mbështetën si Sponsor Medial.
Pjesë e ngjarjes bamirëse ishte edhe një ankand i qetë me punime të dhuruara nga artistët shqiptarë si: aksesorë nga Arlinda Zylalli, fotosesione nga Rromir Imami (rrimphoto), punime argjile nga Dhe by Granita, aksesorë nga Luan Kotori, aksesorë nga Adelina Veseli, dhe fustane nga dizajnerët Fjolla Nila, Valdrin Sahiti dhe Blerina Kllokoqi Rugova.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhe përmirësimi i shëndetit të foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.
Platforma albinfo.ch është partner medial i mbrëmjes së bamirësisë që organizohet për herë të katërt ne Cyrih!
Më shumë foto:
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











