Lajme
Mbrëmja kulturore në Firenze bashkon diasporën shqiptare përmes filmit kosovar
Diaspora shqiptare në Firenze u bë pjesë e një mbrëmjeje të veçantë kulturore fundjavën që lamë pas, në shfaqjen e filmit kosovar Cirku Fluturues. Pjesëmarrja e komunitetit e shndërroi këtë aktivitet në një hapësirë të rëndësishme takimi, kujtese dhe krenarie kombëtare.
Kjo shfaqje u organizua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa filmi është pjesë e programit të Festivalit të Filmit Kosovar në Arbëri, që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe botës arbëreshe.
Ngjarja u nderua edhe nga pjesëmarrja e regjisorit Fatos Berisha, si dhe Ambasadores së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë dhe Urdhrin e Maltës, Majlinda Frangaj.
Organizatorët shprehën mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit, duke theksuar rëndësinë e kulturës si një urë që afron dhe bashkon komunitetet shqiptare kudo në botë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














