Integrimi
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm
Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë në Cyrih mbrëmjen AlbGala të fundvitit.
Aktivitetin e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre edhe krerët e përfaqësive diplomatike nga hapësirat shqiptare, pastaj politikanë shqiptaro-zviceranë si dhe shumë aktivistë kulturorë, shoqërorë e sportivë, shqiptarë e zviceranë.

Kanë marrë pjesë edhe një numër i njerëzve nga biznesi, partnerë afaristë të Albinfo.ch, të cilët kanë merita të mëdha për mbarëvajtjen e platformës. Në këtë mbrëmje, siç është bërë tashmë traditë, janë ndarë edhe çmimet për Personalitetin e Vitit 2024, në gjashtë fusha të ndryshme, të cilët me arritjet e tyre kanë shënuar vitin 2024 në komunitetin shqiptar të Zvicrës.

Kështu, çmimin për angazhim shoqëror dhe humanizëm e ka merituar veprimtarja e njohur humaniste nga Cyrihu, Valdete Hoti.

Për politikë, Florian Haçkaj, veprimtar dhe afarist, ndërsa për Sport, Albinfo.ch ka vlerësuar me çmimin përkatës arbitrin e njohur të niveleve ndërkombëtare, Bekim Zogaj.


Personalitet i Vitit 2024 për sektorin e biznesit është zgjedhur afaristi i njohur nga Zvicra frankofone, pronari i kompanisë Greenhouse, Nazmi Mehmetaj.

Për kulturë, gjegjësisht për muzikë, çmimi ka shkuar në duart e këngëtarit të suksesshëm të muzikës rap, Arbër Rama (EAZ).

Personaliteti i Vitit 2024 për mjekësi është shpallur mjeku i shquar, neurokirurgu dhe profesori universitar, Edin Nevzati.

Kjo mbrëmje është udhëhequr nga moderatori i mirënjohur nga Kosova, Berat Miftari, i cili ka madhështuar këtë mbrëmje gala.
Për atmosferë të këndshme të mbrëmjes janë kujdesur pianistja Kristina Martini si dhe Florent Abrashi me bendin e vet, të ardhur nga Prishtina.
Aktiviteti është mbajtur në ambientet e restorantit modern Letzigrund të vëllezërve Kqira në Cyrih, të cilët kanë mirëpritur dhe gostitur me profesionalizëm dhe me ushqime të përgatitura e të shërbyera me dashuri.
Një mbrëmje e paharrueshme për rreth 200 mysafirët e mbrëmjes Gala, të organizuar nga platforma mediale Albinfo.ch.


E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
















