Lajme
Mblidhet Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik
Reformat dhe politikat ekonomike tash e tutje do të diskutohen në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE).
Nën udhëheqjen e zëvëndëskryeministres Mimoza Kusari-Lila, sot u mbajt takimi i parë i këtij Këshilli, ku u shtjellua qëllimi, rëndësia dhe roli i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Gjithashtu, sot u miratua rregullorja mbi Strukturën dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Në fjalën hyrëse, me pjesëmarrjen e nëntë ministrive, asociacioneve të biznesit dhe donatorë që ndihmojnë qeverinë e Kosovës me reformat ekonomike, Kusari – Lila foli për rolin dhe rëndësinë e këtij këshilli.
“ Ky këshill do të koordinoj dhe udhëheq hartimin e politikave dhe implementimin e reformave që kanë për qëllim përmirësimin e biznesit dhe ambientin e investimeve si dhe arritjen e qëndrueshme ekonomike. Ngritja e dialogut publiko-privat ndërmjet qeverisë dhe bizneseve ka rëndësi kruciale dhe pikërisht për këtë arsye, komuniteti I biznesit do të jetë i përfshirë në të gjitha proceset e hartimit të politikave. Komuniteti i biznesit duhet ta perceptoj këtë këshill si vend ku mund t’i shprehin pikëpamjet dhe idetë për reformat ekonomike”, theksoi ajo.
Kusari – Lila theksoi se çdo legjislacion për ambientin e biznesit duhet të diskutohet në KKZHE. “Është tejet e rëndësishme që çdo legjislacion që ka ndikim në politikat ekonomike të diskutohet fillimisht në këtë forum, në mënyrë që të gjitha palët e përfshira në këtë proces të jenë të informuar dhe të japin kontributin e tyre për të bërë procesin sa më gjithëpërfshirës dhe efikas që është e mundur”, theksoi ajo.
Zëvëndëskryeministrja Kusari – Lila prezantoi progresin e arritur në implementimin e Planit për Zhvillim Ekonomik gjatë vitit 2011.
Në fund, me qëllim të funksionimit sa më të mirë të këtij këshilli, Qeveria ka paraparë edhe adaptimin e një rregulloreje e cila do të strukturoj punën e Këshillit, si pjesë e kësaj rregulloreje, nga këshilli u rekomandua futja e Ministrisë së Ambientit si pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
U miratua rregullorja për Strukturën dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, nga e cila u vendos se ky këshill do të mblidhet një herë në muaj me një agjendë mjaftë dinamike për proceset e zhvillimit ekonomik.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










