Kosova
Mbledhja komemorative në nder të Nazmi Mikullovcit
Nën udhëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit është mbajtur mbledhja përkujtimore për Nazmi Mikollovcin. Para familjarëve, miqve e bashkëpunëtorëve, Kurti nderoi jetën dhe veprën e Mikullovcit.
“Njeriu mund të jetë i zëvendësueshëm për thuajse gjithë gjërat që i bën, por njeriu kurrë nuk mund të zëvendësohet për atë që ai është. Nazmiu, me kujtimet e takimeve me të, por mbi të gjitha me punët e kontributet e tij si profesionist drejtues i nivelit të lartë, në këtë kuptim, është i pazëvendësueshëm për ne, në zemrat tona”, është shprehur kryeministri.
U vlerësua e çmua lartë kontributi i Nazmi Mikollovcit në fushën e ekonomisë si dhe u vlerësua si figurë e rëndësishmë për Kosovën. “Unë nuk njoh njeri të lindur për drejtor sikurse Nazmiun. Do të na duhen shumë e shumë vjet për të sjellur në ekonominë e Kosovës një figurë publike që është drejtor si ai, që drejton si ai. Vdekja e Nazmi Mikullovcit është vdekja e Drejtorit”, është shprehur tutje Albin Kurti.
Me fjalë rasti në këtë mbledhje komemorative u drejtuan edhe Mentor Mikullovci, djali i të ndjerit, si dhe Kryesuesi i Bordit “Trepça” Sh.A., z. Bahri Hyseni, Zëvendëskryesuesja e Bordit të AKP-së, znj. Suzana Dautaj- Surdulli dhe Kryesuesi i Bordit “Ibër Lepenci”, z. Bajram Mustafa, ndërkaq në pamundësi për të qenë i pranishëm për shkaqe shëndetësore me një letër u drejtua Akademik Mynir Dushi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










