Kosova
Mbledhja e parë e qeverisë së re, vendimet dhe prioritetet e Kurti 3
Qeveria Kurti 3 nis aktivitetin me vendime të para
Albinfo.ch ju sjell një përmbledhje të mbledhjes së parë të Qeverisë Kurti 3
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e parë të kabinetit Kurti 3, ka nisur aktivitetin e saj duke miratuar vendime të rëndësishme dhe duke përcaktuar prioritetet e mandatit të ri, përcjell albinfo.ch.
Një nga vendimet kryesore ishte miratimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë mbi “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrencën dhe Rritjen e Gjelbër” ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore. Sipas Ministrit të Financave, Hekuran Murati, vlera e kësaj marrëveshjeje arrin 90.3 milionë euro. Tani, marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim.
Kryeministri Albin Kurti konfirmoi se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji për Buxhetin e vitit 2026. Ai shtoi se buxheti i miratuar nga qeveria e re, i cili kap një vlerë rekord prej rreth 4 miliardë eurosh, po riprocedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.
Kurti gjithashtu theksoi besimin e tij në suksesin e kabinetit të ri:
“Mësimet që kemi nxjerrë përgjatë mandatit të kaluar dhe ekspertiza e ministrave më bën të besoj se ky kabinet ka të gjitha parakushtet të jetë kabineti më i suksesshëm në historinë e Republikës. Pritjet që qytetarët kanë nga ne janë dëshmi e standardit që kemi vendosur dhe duhet ta nderojmë çdo ditë”, tha ai.
Kryeministri gjithashtu njoftoi gatishmërinë për të nisur nga nesër bisedimet me partitë politike për çështjen e presidentit.
Ministri Murati bëri të ditur procedurat e ardhshme në Kuvend dhe planin buxhetor të Kosovës. Ai tha se ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk kërkon lexim të dytë dhe hyjnë menjëherë në fuqi, ndërsa për buxhetin nevojitet edhe leximi i dytë. Gjithashtu, pjesa e parë e pagesave nga Plani i Rritjes pritet të jetë një avans prej 7% të vlerës totale, ose rreth 62 milionë euro, ku gjysma do të përdoret për investime në Ballkanin Perëndimor dhe gjysma tjetër si mbështetje buxhetore për përdorim të menjëhershëm nga shteti. Pjesa tjetër do të lirohet sipas dinamizmit të zbatimit të reformave të dakorduara në Pakon e Reformave.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












