Kosova

Mbledhja e LDK-së: Ende nuk ka vendosur për çështjen e Presidentit

LDK-ja është e gatshme për marrëveshje politike, por thotë se duhet të diskutohen parimet e saj

Pas takimit të Lumir Abdixhikut me kryeministrin Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur grupin parlamentar.

Në përfundim të saj, zëdhënësi i partisë, Besjan Mustafa deklaroi se LDK-ja është e gatshme për marrëveshje politike, por thotë se duhet të diskutohen parimet e saj. Deri më tani thotë se nuk ka marrëveshje, derisa nuk përjashton takime të tjera mes LDK-së dhe LVV-së, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë që qarkullon informacioni i pakonfirmuar që Glauk Konjufca do të jetë kandidat i LVV-së për president, Mustafa i LDK-së nuk ka dhënë qëndrimin e tij për këtë kandidaturë.