Kosova
Mbi tre mijë qytetarë të Kosovës kërkuan azil në shtetet e BE-së, gjashtë muajt e parë të 2024-ës
Agjencia Evropiane për Azilin (EUAA), në raportin e fundit ka bërë të ditur se shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë listën e vendeve të Ballkanit me numrin më të madh të kërkesave për azil në Bashkimin Evropiane (BE) gjatë vitit 2024.
Gjashtë muajt e parë të vitit, 3,778 kërkesa për azil janë paraqitur nga shtetasit e Shqipërisë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, Greqi dhe Francë, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, shtetasit e Kosovës kanë regjistruar 3,375 kërkesa në të njëjtën periudhë.
Sa i përket rajonit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut paraqitën 1,872 kërkesa, ata të Serbisë 1,660, ndërsa nga Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi janë regjistruar përkatësisht 750 dhe 182 kërkesa për azil.
Sipas të dhënave të mëparshme të EUAA-së, rreth 2,700 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, të mbledhura gjatë vitit të kaluar, janë ende në pritje të shqyrtimit, ndërkohë që norma e njohjes së azilit për shqiptarët mbetet shumë e ulët, me më pak se 3% të kërkesave të pranuara.
Në raportin e publikuar nga EUROSTAT – Agjencia Evropiane e Statistikave, qytetarët nga Shqipëria kryesojnë gjithashtu me numrin më të madh të lejeve të qëndrimit të marra në BE për herë të parë gjatë vitit 2023, me 74,938 persona të pajisur me këto dokumente. Për shtetasit e Kosovës, kjo shifër arrin në 45,568.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve, rreth 41,760, kanë marrë leje qëndrimi për arsye familjare, ndërsa të tjerët për arsye të papërcaktuara (13,144) dhe arsye edukimi (2,450),
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










