Kosova
Mbi 650 policë të angazhuar për zgjedhjet në veri
Zëvendës drejtori Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Besim Hoti, ka përshkruar situatën e përgjithshme dhe gjendjen e sigurisë në ditën e zgjedhjeve në veri deri në kohën kur po raportojmë, tërësisht të qetë dhe pa asnjë incident.
Sipas tij, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase për qytetarët dhe krijimin e kushteve për të votuar lirshëm, Drejtoria rajonale e policisë në veri është përforcuar me pjesëtarë të policisë edhe nga regjionet tjera të Kosovës, raporton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Ai potencoi se sot mbi 650 pjesëtarë të policisë së Kosovës në katër komunat veriore janë përfshirë nga orët e hershme të mëngjesit dhe deri në përfundimin e tërë procesit.
“Deri në këto momente kur po bisedojmë, asnjë thirrje të vetme nuk kemi pranuar as nga qendra e votimeve por as nga të gjithë ata të përfshirët në monitorimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor, që nënkupton se situata paraqitet tërësisht e qetë… Ajo çfarë është e rëndësishme është se duke marrë parasysh që vetëm Drejtoria Rajonale e Policisë ka qenë e përfshirë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, na është dhënë mundësia që të marrim forca dhe njësi shtesë nga regjionet tjera të cilat do të ndihmojnë Drejtorinë rajonale në katër komunat, që të ofrojë shërbime sa më kualitative dhe më efikase për qytetarët e saj, me qëllim që ata të votojnë lirshëm dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese… Sot i kemi diku mbi 650 pjesëtarë të policisë së Kosovës që janë përfshirë nga orët e hershme të mëngjesit deri në përfundimin e tërë procesit”, ka thënë Hoti.
Zgjedhjet në Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë duke u mbajtur ndërsa qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











