Lajme
Mbi 62 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën
Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 62 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Gjithsej 62 010 805 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 13 454 346 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India (9.351.224), Brazili (6.238.350), Rusia (2.215.533), Franca (2.196.119), Spanja (1.646.192), Britania (1.589.301), Italia (1.538.217), Argjentina (1.407.277), Kolumbia (1.290.510) dhe Meksika (1.090.675).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur afro 1,45 milionë njerëz, kurse mbi 42,8 milionë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












