Lajme
Mbi 600 sulme në gjashtë muaj janë kryer ndaj refugjatëve në Gjermani
Sipas një raporti nga Anadolu Agency thuhet se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kryer mbi 600 sulme ndaj e refugjatëve në Gjermani,
Sipas lajmit të gazetës Neue Osnabrücker Zeitung, në përgjigjen e qeverisë gjermane ndaj mocionit parlamentare të grupit parlamentar të Partisë Majtiste, është thënë se në gjysmën e parë të vitit 2019 në vend janë regjistruar 609 sulme ndaj refugjatëve, të cilat gati të gjithë janë kryer nga djathtistët ekstrem.
Në përgjigjen ndaj mocionit mes sulmeve të regjistruar janë radhitur fyerje ndaj refugjatëve, provokimi i popullit, sabotim dhe plagosje.
Në të njëjtën periudhë janë kryer 60 sulme ndaj konvikteve të refugjatëve, 42 sulme ndaj organizatave humanitare për refugjatët ose punonjësve vullnetarë, në të cilat janë lënduar 102 persona prej të cilëve 7 fëmijë.
Në përgjigje gjithashtu është tërhequr vëmendja se 160 nga sulmet e regjistruara janë bërë në shtetin Brendenburg.
Në zgjedhjet e këshillit të Brandenburgut, të dielën e kaluar, partia islamofobike e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), fitoi 23,5 për qind të votave. Sipas vitit 2014 AfD i rriti votat 11,3 për qind, ndërsa Partia Social Demokrate (SPD) u rendit e dyta me 26,2 për qind, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit