Shqipëria
Mbi 60 për qind e produkteve shqiptare shkojnë në tregun e BE-së
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian zënë 60.2 %, të gjithë tregtisë.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, në periudhën janar – qershor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73.3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52.8 % të importeve gjithsej.
INSTAT bën të ditur se partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 31.4 %, Turqia me 8.4 %, Greqia me 6.8 % dhe Gjermania me 6.6 %.
Në këtë gjysmë të parë të vitit, eksportet e mallrave arritën vlerën 253 miliardë lekë, duke u rritur me 43.3 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 446 miliardë lekë, duke u rritur me gati 26 %, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 193 miliardë lekë, duke u rritur me 8.7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-ës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










