Bota
Mbi 6 milionë emigrantë po presin të hyjnë në Evropë
Që nga janari, mbi 72 mijë refugjatë kanë mbërritur në Evropë, shumica e tyre (62,000) erdhën nga Afrika e Veriut nëpërmjet Mesdheut në Itali. Këtu po mbretëron sezoni më i lartë emigracionit, i cili do të zgjasë deri në tetor.
Ende nuk dihet se sa shumë njerëz do të vijnë këtë vit përmes rrugës qendrore të Mesdheut. Një gjë është e sigurt: duke pritur për udhëtimin e tyre aktualisht janë më shumë se gjashtë milion njerëz. 3.3 milionë sish vetëm në Turqi. Atje ata qëndrojnë si rezultat i marrëveshjes për refugjatët, që qeveria turke e ka nënshkruar me BE-në, përcjell albinfo.ch.
Situata në Afrikën e Veriut: Gjithashtu ka mbi tre milionë që po përpiqen të arrijnë Evropën. Kështu thonë autoritetet gjermane të sigurisë, sipas gjermane gazetës “Bild”.
Ç’do të thotë kjo për Zvicrën? Sekretariati i Shtetit për Migrim (SEM) pret rreth 24.500 aplikacione të reja për azil. Për planifikimin SEM ka të llogaritur një rezervë dhe është duke u përgatitur për 27 mijë kërkesa. Për krahasim, në vitin 2016 u pranuan 27’207 kërkesa azili në Zvicër.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










