Kosova
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor 2024 janë aprovuar 58,597 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.
Ai tha për RTK se “procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës ka vazhduar pa pengesa që nga 29 gushti, dhe deri më tani janë bërë 116 ditë”.
Ai gjithashtu shtoi se 3,743 kërkesa janë refuzuar, dhe theksoi se në shumicën e rasteve të refuzuara “aplikuesit nuk janë fotografuar, duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”.
Elezi njoftoi se KQZ-ja ka informuar individualisht aplikuesit e refuzuar për arsyet e refuzimit dhe mundësinë e riaplikimit për regjistrim.
“KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsyet e refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e riaplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, theksoi ai.
Elezi gjithashtu shpjegoi se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme u ka ofruar shtetasve të Kosovës jashtë vendit tri mundësi për të votuar.
“Në momentin e regjistrimit, votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: (1) Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë; (3) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës”, sqaroi ai.
Nga 58,597 aplikime të aprovuara, 14,071 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 9,167 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 35,359 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që do të hapen jashtë Kosovës në shtete të ndryshme./RTK
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









