Bota
Mbi 50 persona të lënduar nga përplasja e dy trenave në Gjermani
Mediat gjermane raportojnë se të paktën 50 persona raportohen të jenë lënduar si pasojë e përplasjes së trenave pranë Dyseldorfit në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Në aksident raportohet të jenë përfshirë një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh në Meerbusch.
Në këtë përplasje është përfshirë një tren i “National Express” dhe një tren i mallrave të DB Cargo. Vendi i aksidentit ndodhet zyrtarisht në zonën e stacionit Meerbusch-Osterath.
Në trenin e pasagjerëve kishte më shumë se 100 njerëz në bord.
Gjithashtu ka raportime të ndryshme sa i përket të lënduarve, për shkak se një zëdhënës i zjarrfikësve ka thënë se vetëm pesë janë të lënduar, derisa sipas policisë janë mbi 50.
Edhe helikopterët kanë ardhur në ndihmë për të bartur të lënduarit, derisa rruga është e bllokuar.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









