Kosova
Mbi 50 përqind e kosovarëve të gatshëm ta lënë vendin
Matjet e fundit të opinionit publik rezultojnë në shifra alarmante të gatishmërisë së kosovarëve për të dalë jashtë vendit
Sipas hulumtimit të realizuar nga PIPOS, i cili u prezentua në Klan Kosova, 54.8 përqind e qytetarëve do të emigronin nëse do të kishin mundësi.
Nga 1050 qytetarët e anketuar, vetëm 28.2 përqind kanë thënë se nuk do të emigronin edhe nëse do të kishin mundësi, 11.4 për qind nuk janë të sigurt, ndërkaq 5.6 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.
Më të interesuarit për të dalë jashtë vendit janë grupmosha 18 deri në 25-vjeçare, nga të cilët 73 përqind janë deklaruar të gatshëm të emigrojnë, ndërkaq vetëm 16 përqind nuk do ta linin vendin edhe po të kishin mundësi.
Gatishmërinë për t’ia mësyrë perëndimit e kanë shprehur 62 për qind e të anketuarve të grupmoshës 26 deri 35-vjeçare, ndërkaq nga ata të grupmoshës 36 deri në 45-vjeçare, 61 për qind.
Gjysma e të anketuarve të grupmoshës 46 deri në 55-vjeçare janë të gatshëm të dalin jashtë vendit.
Përqindja e të anketuarve që janë përgjigjur se do të emigronin nëse do të kishin mundësi bie në 38% te grupmosha 56 deri në 65-vjeçare dhe 30 për qind te grupmosha mbi 65-vjeçare
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











