Maqedonia
Në Maqedoni, nga nesër masa të reja kufizuese
Një numër i shtuar dukshëm i rasteve të reja me Covid-19 u regjistrua në statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ku ata njoftojnë se në javët e ardhshme situata mund të jetë kritike, por sigurojnë se sistemi shëndetësor është gati për valën e re. Klinika Infektive në Shkup është e mbushur me një numër pacientësh, ndërsa qendra të tjera të tilla do të aktivizohen, shkruan AIM.
Në pritje të hyrjes nesër në fuqi të masave kufizuese, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se përveç të vaksinuarve, në ambientet e hotelierisë dhe ngjarjet në hapësira të hapura do të lejohet hyrja edhe për personat që kanë kaluar Covid-19.
Duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të diagnostikuarve në spital me Covid-19 në javët e ardhshme, sipas Filipçes, situata mund të jetë kritike, por sistemi shëndetësor është gati për një valë të re.
Analiza e Ministrisë së Shëndetësisë tregon se nga gjithsej 3.497 pacientë të diagnostikuar në shtatë ditët e fundit, 3.047 janë të pavaksinuar, pra vetëm dhjetë për qind janë të vaksinuar dhe janë pozitivë, ndërsa ata që janë në spital për trajtim kanë një gjendje mjaft të qëndrueshme.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 161.359, numri i pacientëve të shëruar është 150.774, numri i të vdekurve është 5.542, ndërsa numri i rasteve aktive është 5,043.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













