Lajme
Mbi 6.000 veta protestojnë kundër masave të koronës në Liestal
Në javët e fundit shoqata "Protesta e heshtur" kishte mbajtur tubime të ngjashme, ndër të tjera, në Wohlen AG dhe Chur. Kjo është protesta më e madhe deri tani
Mbi 6.000 njerëz janë tubuar në Liestal, Kantoni Baselland, për të protestuar kundër politikës shtrënguese të koronës. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “vaksinimi vret” ose “Jo testeve masive”, raporton agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Ishte paralajmëruar një marshim i heshtur proteste drejt një kompleksi shkollor në periferi të kryeqytetit të kantonit të Basellandit, transmeton albinfo.ch.
Shoqata “Protesta e Heshtur” kishte bërë thirrje për një marshim proteste të miratuar nga policia. Në javët e fundit kjo shoqatë kishte mbajtur tubime të ngjashme, ndër të tjera, në Wohlen AG dhe Chur.
Si folës në këtë protestë, më të madhen deri më sot në Zvicër, janë angazhuar skeptikët e koronës, si “mjeku i burrave” nga Bazeli, Marco Caimi dhe homeopati nga Gjeneva, kundërshtar, Edouard Broussalian.
Shumica e pjesëmarrësve nuk mbanin maska gjatë protestës, përcjell albinfo.ch. Policia nuk deshi të ndërhynte për shkak të mungesës së maskave mbrojtëse, por vendosi të përqendrohet në ruajtjen e rrjedhës së qetë të procesit, ka thënë për SDA një zëdhënës i policisë, në orët e pasdites.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













