Lajme
Mbi 400 të arrestuar nga Europol në 30 vende që tregtonin ilaçe të rreme
Hetuesit ndërkombëtarë urdhëruan arrestimin e 418 të dyshuarve si pjesë e një operacioni që synon tregtinë e ilaçeve të rreme dhe substancave të paligjshme në 30 vende, tha sot organi ligjzbatues i Bashkimit Evropian, Europol.
”Më shumë se 400 000 pako me ilaçe të paligjshme, pothuajse 175 000 shishe dhe ampula dhe mbi 4,5 milionë pilula dhe tableta u sekuestruan gjatë bastisjeve të kryera midis prillit dhe nëntorit të vitit të kaluar”, tha Europol në një njoftim për shtyp, transmeton albinfo.ch
Konfiskimet totale të operacionit të quajtur ”Shield V” kapin vlerën e më shumë se 11 milionë eurove.
Operacioni u drejtua nga autoritetet franceze, greke, italiane dhe spanjolle dhe u koordinua nga Europol.
“Ilaçet e rreme që tregtohen në BE janë në rritje, gjë që vjen me një kosto të madhe për individin dhe shoqërinë”, tha agjencia.
“Krimi farmaceutik ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe sigurinë publike, pasi prek individët, komunitetet dhe sistemet kombëtare të kujdesit shëndetësor. Shitja e produkteve farmaceutike nën standarde, të etiketuara në mënyrë të rreme ose të falsifikuara, si dhe e produkteve të devijuara nga zinxhiri i furnizimit ligjor, rrjetet e krimit të organizuar qëndrojnë pas një game të gjerë ilaçesh të paligjshme dhe substancave dopingu”, shtoi ajo.
”Gjithsej 52 grupe të organizuara kriminale u hetuan si pjesë e operacionit”, sipas Europol.
Agjencia vuri në dukje se “mediat sociale dhe tregjet online, si në sipërfaqe ashtu edhe në rrjetin e errët” janë qendrore në tregtinë e “farmaceutikëve të falsifikuar”.
”Këto platforma ofrojnë shkallë të ndryshme anonimiteti dhe synojnë audiencë të gjerë, duke e bërë të vështirë identifikimin e aktorëve kriminalë të përfshirë”, tha Europol, duke paralajmëruar konsumatorët të jenë të ndërgjegjshëm për ilaçet e rreme të ofruara në internet.
Oficerët e zbatimit të ligjit kapën një gamë të gjerë drogash, përfshirë qetësues kundër dhimbjeve, ilaçe kundër kancerit, substanca dopingu, hormone dhe ilaçe psikotrope.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












