Lajme
Mbi 4 miliardë njerëz do të jenë mbi peshë deri më 2035
Sipas raportit të këtij viti të Federatës Botërore të Obezitetit parashikohet që 51% e popullsisë së botës, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë obezë ose mbi peshë brenda 12 vjetëve të ardhshme.
Normat e obezitetit po rriten veçanërisht shpejt te fëmijët dhe në vendet me të ardhura më të ulëta.
Duke i përshkruar të dhënat një “paralajmërim të qartë”, Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, tha se hartuesit e politikave duhet të vepronin menjëherë për të parandaluar përkeqësimin e situatës.
“Është veçanërisht shqetësuese të shohësh që normat e obezitetit të rriten më shpejt te fëmijët dhe adoleshentët”, tha ajo në një deklaratë.
Raporti zbuloi se obeziteti te fëmijët mund të dyfishohet nga nivelet e vitit 2020, në 208 milionë djem dhe 175 milionë vajza, deri në vitin 2035.
Kostoja që do paguajë shoqëria është e madhe si rezultat i gjendjeve shëndetësore që lidhen me mbipeshën, tha federata: më shumë se 4 trilionë dollarë në vit deri më 2035, ose 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) global.
Autorët kanë bërë thirrje për t’u kushtuar vëmendje faktorëve shoqërorë, mjedisorë dhe biologjikë.
Raporti zbuloi gjithashtu se pothuajse të gjitha vendet që priten të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme janë vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare në Azi dhe Afrikë, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












