Lajme

Mbi 4.5 milionë testime janë kryer në Zvicër

Kalon shifra e 4.5 milionë testimeve në Zvicër.

Zvicra ka kryer një numër të madh të testimeve që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 4,571,020 testime, transmeton albinfo.ch.

Situata pandemike në Zvicër ka shënuar një ulje të lehtë të infektimeve në muajin janar, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenxhuar, ndërkohë që disa kantone kanë vënë masa ndaj pandemisë Covid-19.

Nga numri total i testimeve, 536,516 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.

Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, e që në fillim ishin pozitivë dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon të dhëna rreth koronavirusit, shkruan albinfo.ch.