Lajme
Mbi 330 milionë euro të investimeve të huaja shkuan në patundshmëri
Kjo shumë e lartë e investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë, kryesisht i atribuohet diasporës së Kosovës, e cila investon mjaft mjete financiare në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e banesave

Mbi 485 milionë euro është vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë, për periudhën janar-nëntor të vitit 2021, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga e cila nuk ka ende shifra për investimet e huaja gjatë muajit dhjetor 2021.
Dhe, kur shuma prej 485.4 milionë eurosh e investuar në Kosovë ndahet në disa kategori sipas aktivitetit ekonomik, del se pjesën më të madhe të saj e përbëjnë “Aktivitetet e patundshmrisë”, me 335.7 milionë euro, shkruan Albinfo.ch.
Kjo shumë e lartë e investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë, kryesisht i atribuohet diasporës së Kosovës, e cila investon mjete të konsiderueshme financiare në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e banesave.
Sidoqoftë, pas blerjes së banesave e shtëpive, në vendin e dytë me investime renditen “Aktivitetet financiare dhe të sigurisë”, me 102.4 milionë euro. I treti për nga vlera e investuar renditet sektori i “Informacion dhe komunikim”, me 16.1 milionë euro, ndërsa kategoritë e tjera kanë investime nën 10 milionë euro, raporton Albinfo.ch.
Ndryshe, ndër sektorët të cilët konsiderohen se mund të gjenerojnë vende pune dhe zhvillim ekonomik janë: sektori i prodhimit, bujqësisë, minierave, transportit dhe telekomunikacionit, industrisë përpunuese dhe turizmi etj.
Ajo që duhet të theksohet këtu është vlera shumë e ulët e investimeve të huaja direkte në sektorin e prodhimit, e cila është vetëm 2.9 milionë euro dhe ajo e sektorit të bujqësisë, pylltarisë e peshkatarisë që arrin vetëm 1.1 milionë euro investime për 11 muaj të vitit 2021.
Investimet sipas shteteve, prin Gjermania
Në kategorizimin e investimeve sipas shteteve, Gjermania prin me 139.5 milionë euro nga vlera e përgjithshme e investimeve prej 485.4 milionësh. Pas saj vjen në radhë Zvicra, me 88.7 milionë euro.
Austria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë në nivel thuajse të ngjashëm me vlerën e investimeve në Kosovë, me 51.2 milionë euro nga Austria dhe 51 milionë euro nga SHBA-ja, thuhet në raportin e BQK-së, raporton Albinfo.ch.
Pas këtyre vijnë shtetet si Shqipëria me 39.5 milionë euro të investimeve në Kosovë, Sllovenia me 23.2 milionë, Turqia me 13.6 milionë, dhe shtete e tjera me investime nën 10 milionë euro.
Ndryshe, albinfo.ch ka kontaktuar Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë si dhe Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) lidhur me investimet e huaja direkte, orientimin e tyre në sektor strategjikë, numrin e kompanive të huaja që kanë investuar në vend gjatë vitit 2021, por ata nuk i janë përgjigjur pyetjeve deri në publikimin e këtij teksti./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht Ky mobilizim lindi nga iniciativa e grave migrante shqiptare në Evropë, për të denoncuar pandëshkueshmërinë...
-
Kupa e Zvicrës: A do të shkruajë histori FC Dardania Lausanne kundër Servette?
-
QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar në Cyrih
-
Dy orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten