Lajme
Mbi 31 mijë qytetarë humbën punën për një vit në Malin e Zi
Në Malin e Zi, 31.435 qytetarë humbën punën brenda një viti, sipas të dhënave të fundit nga Administrata e Statistikave MONSTAT.
Në fund të prillit të vitit të kaluar, numri i të punësuarve në Malin e Zi ishte 184.607, dhe në fund të prillit të këtij viti – 153.172, raporton portali CdM.
Analiza mujore thotë se në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kishte 160.978 të punësuar dhe se 7.806 qytetarë humbën punën në pesë muajt e mandatit të qeverisë së re.
Supozohet se shumë më shumë qytetarë kanë humbur punën pasi nuk dihet se sa prej tyre kanë punuar “ilegalisht”.
Të dhënat zyrtare tregojnë se kishte 40.361 të papunë në zyrën e punës në prill të vitit të kaluar, 47.509 në dhjetor dhe 56.431 në prill të këtij viti.
Kjo do të thotë që në regjistrat e Shërbimit të Punësimit të Malit të Zi, numri i të papunëve u rrit me 16.070 në vit, dhe me 8.922 në pesë muaj.
Të gjitha aktivitetet regjistruan një rënie të numrit të të punësuarve, por më së shumti ishin në tregti, ku për 12 muaj numri i atyre që ishin të përfshirë në këtë sektor u ul me 5.797. Në prill të vitit të kaluar, 36.424 njerëz kanë punuar në dyqane, në dhjetor 31.871, dhe në prill të këtij viti 30.627.
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri











