Lajme
Mbi 3 mijë të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën
Numri i njerëzve të vdekur si pasojë e koronavirusit ka kaluar tremijëshin, me Kinën që ka raportuar edhe 42 vdekje.
Ka shkuar në mbi 3 mijë numri i personave që kanë humbur jetën në barë botën nga koornavirusi. BBC shkruan se ditën e sotme në Kinë janë regjistruar 42 raste vdekjesh nga virusi vdekjeprurës, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 90 për qind e vdekjeve kanë ndodhur në Hubei, provincën kineze ku virusi shpërtheu në fund të vitit të shkuar.
Po ashtu, ka pasur vdekje edhe në dhjetë shtete të tjera, përfshirë 50 në Iran e më shumë se 30 në Itali, shkruan BBC.
Në gjithë botën janë konfirmuar rreth 90 mijë raste, me numrat që po rriten më shpejt në hapësirat jashtë Kinës.
Shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të lehta, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë të dielën, dhe shkalla e vdekjes duket të jetë mes 2 dhe 5 për qind.
Për krahasim, gripi sezonal ka shkallë të mortalitetit prej 0.1 për qind. SARS-i e MERS-i kishin shkallë më të madhe të vdekjes se koronavirusi i ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














