Lajme
Mbi 2500 policë mobilizohen për sigurinë e Papës
Prej pasdites së të shtunës e deri të dielën në darkë kur largohet Papa, pjesa më e madhe e rrugëve në Tiranë do të jenë të mbyllura për makinat. Mbi 2500 forca sigurojnë Papën
Në prag të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, autoritetet kufitare të Shqipërisë ka shtuar kontrollin në pikë-kalimet kufitare, ndërsa pritjet në pikëkalimin e Morinës kanë shkuar deri në tri orë. Po ashtu Qeveria shqiptare ka bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e Papës.
Sipas medieve shqiptare, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit, kanë marrë masa tejet të forta për garantimin e sigurisë së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.
Këto masa, siç thuhet, duket të jenë edhe më të forta se ato për vizitën e presidentit amerikan Bush pak vite më parë.
Grupi i Punës për sigurinë e Papës përfshin të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zbatimin e këtyre masave, si Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Garda e Republikës, Drejtoria Përgjithshme e Emergjencave Civilee tj.
Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin, ndërkohë që 2500 forca policore do të jenë të angazhuara me detyra konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara, raporton NOA.
Prej pasdites së të shtunës e deri të dielën në darkë kur largohet Papa, pjesa më e madhe e rrugëve në Tiranë do të jenë të mbyllura për makinat.
Në rrugët e tjera, automjetet do t’u nënshtrohen kontrolleve policore në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa drejtuesit e tyre do të shoqërohen në polici, nëse konstatohet lëvizja e tyre pa objekt të përcaktuar.
Në të gjithë perimetrin që rrethon Sheshin Skënderbej, Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe Sheshin Nënë Tereza, ku do të zhvillohen aktivitetet e Papës, janë vendosur 27 pika kontrolli. Në to do të realizohet kontrolli i të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni me detektor metalesh, lëndësh eksplozive dhe pajisjesh të tjera speciale për kontroll e mbikëqyrje.
Ndryshe, ditëve të fundit, media ndërkombëtare kanë hedhur dyshime se vizita e Papës në Shqipëri paraqet “shumë rrezik”. Disa prej tyre publikuan dje se Ambasadori i Irakut në Vatikan, Habeeb Al-Sadr, ka paralajmëruar për qëllimin e ISIS për të vrarë Papën.
Ambasadori pranoi se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë informacioni konkret, por shtoi se Papa mund të jetë në rrezik gjatë udhëtimit të tij.
“Ajo çfarë ka deklaruar shteti i vetëshpallur islamik është e qartë. Ata duan të vrasin Papën. Kërcënimet ndaj Papës janë të besueshme”, tha Al Sadr.
Ambasadori tha gjithashtu se kishte indikacione më specifike për këto plane, duke qenë se Papa Françesku ka folur në favor të SHBA dhe aleatëve që po ndërhyjnë për të ndalur avancimin e ISIS në Siri dhe Irak.
Udhëtimi apostolik i Papa Françeskut në Shqipëri do të zgjasë 12 orë, ndërsa kjo është vizita e parë zyrtare e Papës në Evropë prej që ai mori timonin në Vatikan. Sipas agjendës se publikuar nga krerët e Kishës Katolike, Ati i Shenjtë shkel tokën shqiptare në aeroportin e Rinasit në orën 9:00 të mëngjesit të 21 shtatorit.
Pas Shqipërisë, Papa Françeskut do të udhëtojë për një vizitë në Turqi në nëntor të këtij viti. Udhëtimi konfirmohet nga Vatikani, menjëherë pasi ka marrë ftesën nga presidenti i Turqisë më 12 shtator. Papa Françesku pritet që të arrijë në Stamboll më 30 nëntor.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











