Kosova
Mbi 250 nxënës dhe mësimdhënës të infektuar me koronavirus në Kosovë
Gatë ditëve të fundit pati raportime të shumta në shkolla të ndryshme për të infektuar me Covid në Kosovë.
Si pasojë e kësaj, ndjekja e mësimit po vështirësohet në vazhdimësi, pasi që të njëjtëve të cilët preken me këtë virus iu duhet të vetizolohen, në mënyrë që të mos përhapet rreziku edhe më tepër.
Duhet theksuar se gjatë periudhës 19-23.10.2020, në të gjitha komunat e Kosovës janë raportuar gjithsej 130 nxënës dhe 148 mësimdhënës të infektuar me koronavirus, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për lajmi.net, teksa u theksua se janë mbyllur 14 shkolla, të cilat po zhvillojnë mësimin në bazë të planit C, apo online.
Ndër të tjerash u theksua komuna me më së shumti raste të të infektuarve edhe sa u përket nxënësve dhe mësimdhënësve është komuna e Prishtinës.
“Nga raporti i fundit i inspektoratit të arsimit për regjistrimin e rasteve me COVID-19 në shkolla gjatë periudhës 19 – 23.10.2020 në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë raportuar gjithsej 130 nxënës të infektuar dhe 148 mësimdhënës të infektuar. Komuna me më së shumti raste të të infektuarve është Prishtina”, u tha në përgjigjen e MASH-it.
Pavarësisht numrit të të infektuarve, nga kjo ministri u bë e ditur se deri më tani shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH-it, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.
“Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh për organizimin e mësimit në kushte pandemie, dhe protokolin e reagimit ndaj pandemisë COVID-19”, u tha tutje nga Zyra për Informim e Ministrisë së Arsimit.
Edhe pse numri i të infektuarve nëpër shkolla ishte mjaftë i lartë, ato vazhdojnë të jenë të hapura dhe nuk parashihet të mbyllen.
“Shkollat nuk po mbyllen, por mësimi po organizohet konform udhëzuesit të përgjithshëm sipas tre skenarëve bazuar në gjendjen me virus. Mësimi online dhe aj nga distancë janë në dispozicion për nxënësit të cilët aktualisht po mbajnë mësimin sipas skenarit C dhe atij të kombinuar B”.
Shkollat të cilat janë duke organizuar mësimin sipas skenarit C (apo online) janë gjithsej 14: Një shkollë në Istog, Pejë 1 gjimnaz dhe 1 SHFMU, tri shkolla në Prishtinë dhe 8 shkolla në komunë e Lipjanit.
Ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë për lajmi.net kanë deklaruar se momentalisht niveli i rasteve me COVID-19 tek mësimdhënësit dhe nxënësit është i ulët dhe rrjedhimisht procesi mësimor nuk ndërpritet.
“Ku ka raste më COVID-19 kalohet nga skenari i mësimit në klasa në mësimin online (nga A në C)”, tha nga MSH.
Gjithashtu u theksua se situata nëpër shkolla po përcillet në vazhdimësi dhe varësisht nga situata epidemiologjike do të merren edhe vendimet në dakordim të ministrive.
Vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga koronavirusi, ku vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 205 raste duke quar kështu numrin e përgjithshëm në 18.148 persona të infektuar.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













