Lajme
Mbi 250 biznesmenë shqiptarë bashkohen në Nju Jork
Edhe një delegacion nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër udhëtoi për në SHBA për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Diasporës shqiptare. Në këtë takim do të marrin pjesë mbi 250 biznesmen shqiptarë nga e mbarë bota
Në takimin vjetor tradicional të Rrjetit të Bizneseve Botërore Shqiptare që do të mbahet në Nju Jork, do të marrë pjesë edhe një delegacion i lartë nga Rrejti i Biznesit Shqiptarë ë Zvicër. Përfaqësuesit e këtij rrjeti kanë udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të prezantuar atje suksesin dhe përvojën e bizneseve shqiptare në shtetin helvetik.
Kryetari i Rrejti i Biznesit Shqiptarë ë Zvicër (RrBShZ), Naser Mustafa thotë se në Amerikë do ta çojnë përvojën e mirë dhe të suksesshme të biznesmenëve shqiptarë të Zvicrës, por edhe do të marrin njohuritë dhe përvojat e suksesshme të rrjeteve tjera dhe të biznesmenëve shqiptarëve nga vendet e ndryshme të globit.
“Ashtu siç ishim ideator dhe themelues të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër që më pas u bë model për themelimin e Rrjetit të Bizneseve Botërore Shqiptare dhe rrjeteve tjera në botë, do të bartim edhe idetë e reja dhe pikëpamjet tona për tu fuqizuar dhe zhvilluar edhe më shumë”, thotë Mustafa.
Në Nju Jork janë paraparë të zhvillohen disa aktivitete në këtë takim tradicional. Do të zhvillohet takim i kryetarëve të mbarë rrjeteve shqiptare në botë si dhe do të mbahet Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare, Gala darka Biznesore.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe drejtuesit më të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës dhe mbi 250 biznesmen shqiptarë nga e mbarë Bota.
Gjithashtu, sipas një njoftimi lëshuar për media, do të mbahet edhe takimi B2B Informues – Konferenca, ku do të bëhet prezantimi i projekteve të bizneseve nga Diaspora dhe atyre vendore, do të diskutohet rreth investimeve, pengesave dhe ç’do gjë rreth investimeve.
Delegacioni i Rrjetit të Biznesit Shqiptarë ë Zvicër që udhëtoi për në SHB është: Naser Mustafa kryerar, Qamil Isufi, nënkryetar, Skender Thaqi, sekretar i Përgjithshëm, Petrit Krasniqi, shef i Financave si dhe anëtarët e kryesisë, Selim Mehmeti, Xhavit Mustafa, Farsi Ziberi, Arsim Hyseni, Fatmir Lika, Enver Qorraj, Alkete Vuthaj, Mehid Topalli, Kadri Sabedini, Esat Lika dhe Burim Dadrija. Arben Canaj. Aktivitetet do të mbahen në datat 23, 24 dhe 25 Shtator 2016.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










