Maqedonia
Mbi 25 mijë shqiptarë në Maqedoni, pa nënshtetësi
Rreth 25 mijë vlerësohet të jetë numri i shqiptarëve në Maqedoni, të cilët u mohohet e drejta e nënshtetësisë. Ky problem nuk po trajtohet nga autoritetet e këtij shteti, të cilat para diplomatëve të huaj mburren se ligji për shtetësi është harmonizuar sipas standardeve evropiane, përcjell albinfo.ch.
Veprimtari i njohur, Gafurr Adili, thotë se një numër i madh i shqiptarëve në Maqedoni akoma nuk kanë nënshtetësi.
“Mbi 25.000 shqiptarë, edhe pas 3 dekadash “demokraci”, janë pa shtetësi të RMV-së; Partitë politike (iu thënçin shqiptare) heshtin s’i struci; Turp!”, thekson ai.
“Ky problem nuk po trajtohet nga autoritetet e këtij shteti, të cilat para diplomatëve të huaj mburren se ligji për shtetësi është harmonizuar sipas standardeve evropiane. Shqiptarë që kanë jetuar me dekada të tëra në Maqedoni u mohohet e drejta për t’u pajisur me nënshtetësi nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, me arsyetimin se ata janë me origjinë nga Kosova apo edhe Kosova Lindore. Mungesa e shtetësisë po kthehet në problem serioz, veçmas për shqiptarët e Malësisë së Kumanovës. Ata ndodhen në një pozitë të palakmueshme për shkak se si pasojë e mungesës së nënshtetësisë nuk kanë as sigurim shëndetësor dhe shërbime të tjera. Në anën tjetër, mohimi i nënshtetësisë reflekton edhe në dobësimin e peshës politike për shkak se nënkupton më pak votues shqiptarë”, tha ai.
Shqiptarë që kanë jetuar me dekada të tëra në Maqedoni u mohohet e drejta për t’u pajisur me nënshtetësi nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, me arsyetimin se ata janë me origjinë nga Kosova apo edhe Kosova Lindore.
Eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu, duke folur për këtë problem ka thënë se çështja e nënshtetësisë është politizuar, meqë Ligji mbi shtetësinë u takon ligjeve diskriminuese. Sipas tij, në procedurën për aplikim për nënshtetësi vihen kushte e formalitete rigoroze, madje në këtë proces përfshihet edhe Sigurimi Shtetëror.
Kadriu ka shtuar se Sigurimi Shtetëror ka dhënë mendim negativ për shumë aplikacione të shqiptarëve. Mungesa e shtetësisë po kthehet në problem serioz, veçmas për shqiptarët e Malësisë së Kumanovës. Ata ndodhen në një pozitë të palakmueshme për shkak se si pasojë e mungesës së nënshtetësisë nuk kanë as sigurim shëndetësor dhe shërbime të tjera. Në anën tjetër, mohimi i nënshtetësisë reflekton edhe në dobësimin e peshës politike për shkak se nënkupton më pak votues shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










