Lajme

Mbi 24 shoferë të ndaluar në Aargau pas Paradës së Rrugës në Cyrih

Policia e Kantonit të Aargaut ndërmori kontrolle të shumta në rrugën e kthimit nga Parada e Rrugës në Cyrih, duke ndaluar mbi 24 shoferë gjatë fundjavës së kaluar, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, 17 persona u dyshuan dhe u konfirmuan për përdorim droge, ndërsa shtatë shoferë u kapën duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit. Gjatë operacionit u kontrolluan gjithsej 280 automjete.

Parada e Rrugës e këtij viti tërhoqi rreth 800,000 vizitorë në zonën e Liqenit të Cyrihut, ku edhe policia e qytetit arrestoi 48 persona dhe sekuestronte disa qindra pilula ekstazie gjatë eventit, njoftoi ajo të dielën.

Gjithashtu, Policia kantonale e Cyrihut raportoi arrestimin e 29 personave në Stacionin Qendror të Cyrihut gjatë fundjavës së Paradës, transmeton albinfo.ch.