Lajme
Mbi 21 milionë njerëz të infektuar me koronavirus në botë
Virusi Covid ka kapluar botën, tani më numri i infektimeve në botë sipas statistikave ka arritur 21,358,101 persona, transmeton albinfo.ch.
Brazili regjistroi 50.644 raste të reja të coronavirusit dhe 1.060 vdekje, tha Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, ndërsa më shumë se 21 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Brazil u rrit në 3,275,520, dhe numri i vdekjeve në 106.523 njerëz.
Brazili është vendi i dytë më i infektuar në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 21 milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me coronavirus dhe 759.411 kanë vdekur, tregojnë të dhënat e Reuters.
Infeksionet janë regjistruar në më shumë se 210 vende dhe territore, pasi në Kinë u identifikuan rastet e para në dhjetor të vitit 2019.
Ndryshe, Kosova ka regjistruar mbi 11 mijë persona të infektuar me COVID-19, gjersa kanë ndërruar jetë 381 njerëz.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










