Gjuha
Mbi 20 libra të shkrimtarëve shqiptarë nga mërgata, prezantohen në Kosovë
Mësohet se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në prezantimin e mbi 20 librave të botuara në dy vjet;t e fundit nga shkrimtarët shqiptarë në mërgatë, në një organizim të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla theksoi para autorëve nga mërgata se Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar seriozisht që të krijojë mekanizma institucionalë, në mënyrë që kultura të jetë një prej tipareve kryesore, përmes të cilave na njeh e gjithë bota.
Gervalla thekson se realiteti i ri i vendosur në Kosovë synon krijim të kushteve të mira për punë dhe jetesë, për të gjithë të rinjtë e vendit dhe gjithashtu synon të motivojë edhe të rinjtë e mërgatës për t’u kthyer dhe për të punuar këtu. Pas prezantimeve, Gërvalla ishte nikoqire e këtij grupi të shkrimtarëve nga diaspora, me të cilët pati një bashkëbisedim në MPJD, për çështje që lidhen me mërgatën, arsimin dhe shkencën.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










