Lajme
Mbi 20 000 të vdekur nga Covid-19 në Belgjikë
Belgjika, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia në lidhje me numrin e banorëve të saj, kaloi sot pragun e 20 000 vdekjeve nga COVID-19, më shumë se gjysma e të cilave kanë të bëjnë me banorët në azilet e të moshuarve, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.
Vendi ka regjistruar 662 694 raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në mars 2020 dhe 20 038 vdekje, sipas shifrave të botuara nga Instituti i Shëndetit Publik “Sciensano”.
Gjatë kulmit të valës së parë, në prill, Belgjika regjistroi për dhjetë ditë më shumë se 250 vdekje ditore, me një rekord prej 322 më 8 prill, po sipas shifrave të “Sciensano”-s.
Kurba, e sheshtë në një nivel shumë të ulët gjatë gjithë verës, filloi të ngrihej sërish në fillim të tetorit me valën e dytë, derisa arriti një kulm të ri më 10 nëntor (218 vdekje).
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











