Lajme
Mbi 2 milionë të papunë në Ballkan
Ballkani hyri në 2015-ën me 2.324.427 të papunë
Shkalla më e lartë e papunësisë është në Bosnjë, 44 për qind dhe në Maqedoni, 28.6 për qind
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Punësimit të Bosnjës, Zheljko Raikj, kohët e fundit tha se aktualisht në zyrat e punësimit janë paraqitur 547.319 të papunë. Përndryshe, ky vend ka mirëpritur fundin e 2014-ës me një normë papunësie prej 27.5 për qind, ndërsa norma nominale arrin deri në 44 për qind, transmetojnë mediat në Shkup.
Në Serbi, sipas të dhënave zyrtare të evidentuara, janë 741 mijë të papunë, ndërsa shkalla e tanishme e papunësisë në vend është 17.6 për qind. As Kroacia nuk ka gjendje më të mirë ekonomike, ku sipas Entit Nacional të Statistikave, shkalla e papunësisë së regjistruar në nëntor të vitit të kaluar ishte 19.2 për qind. Të dhënat në faqen zyrtare të Zyrës kroate të punësimit tregojnë se janë të regjistruar 314 820 të papunë.
Në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit të punësimit, janë 34 630 të papunë, ndërsa shkalla e papunësisë është 14.93 për qind.
Vende të tjera në rajon, sipas të dhënave nga tetori 2014, në Maqedoni numri i të papunëve ishte 275 225, d.m.th. shkalla e papunësisë ishte 28.6 për qind.
Në Shqipëri para dy muajve në zyrat e punësimit ka pasur 144 mijë njerëz të papunë. Prandaj, Shqipëria këtë vit vjen me një normë papunësie prej 16.9 për qind. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Kosovë të papunë janë rreth 268.000 njerëz, ose 35.1 për qind të fuqisë punëtore.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














