Lajme

Mbi 2 milionë franga ndihmë për refugjatët sirianë

Sesa solidarë janë zviceranët tregon aksioni humanitar i së martës mbrëma me mbledhjen e 2.175 milionë frangash për viktimat e konfliktit në Siri.

Së bashku me 3.586 milionë franga, donacione të cilat ishin mbledhur para së martës, ndihmat zvicerane mbërrijnë totalin e 5.760 milionë frangash për refugjatët sirianë.

Nga donacionet zvicerane duhet të përfitojnë mijëra sirianë që janë larguar në vendet fqinje në Libi, Jordani, Irak dhe Turqi.

“Gjysmëhëna e Kuqe” në Siri vlerëson se 2.5 milionë njerëz tani janë në arrati brenda vendit,ndërsa deri në 400 mijë kanë ikur në vendet fqinje.

Të martën donacionet ishin premtuar kryesisht nga persona privatë, tha zëdhënësja e “Glückskette“, Priska Spörri. Kontributet nga kompanitë e mëdha kanë dështuar për shkak të dimensionit politik të konfliktit sirian.