Lajme
Mbi 2.5 milionë sllovakë u testuan të shtunën për COVID-19
Gati gjysma e popullatës së Sllovakisë i është nënshtruar të shtunën testimit për COVID-19, në ditën e parë nga dy ditë për sa Sllovakia synon ta testojë gjithë popullatën.
Qeveria e Sllovakisë shpreson se me këtë testim masiv do të ndalet rritja e shpejtë e infeksionit dhe do të ndihmojë që të mos merret vendimi për mbyllje, raporton agjencia Reuters.
Skema, e para në një shtet të përmasës së tillë, po shikohet edhe nga shtetet e tjera që po kërkojnë mënyra për të parandaluar përhapjen e virusit dhe mbingarkimin e sistemit shëndetësor.
Ministri i Mbrojtjes i Sllovakisë, Jaroslav Nad, ka njoftuar sot se 2.58 milionë sllovakë janë testuar të shtunën dhe 25.850 prej tyre apo rreth 1.për qind kanë rezultuar pozitivë dhe duhet të izolohen.
Shteti i Bashkimit Evropian me popullatë prej 5.5 milionë banorë synon të testojë sa më shumë persona që është e mundur, me përjashtim të fëmijëve nën moshën 10-vjeçare.
Më tepër se 40 mijë mjekë dhe staf përkrahës, si ushtarë, policë, punëtorë administratë dhe vullnetarë po punojnë rreth 5000 pikave ku po merren strishot.
Testimi është falas dhe vullnetar, por Qeveria do të aplikojë masë izolimi ndaj atyre që nuk testohen, përfshirë ndalim të shkuarjes në punë.
Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matovic, ka kërkuar falje që i ka futur në presion njerëzit, por ka thënë se është e nevojshme kjo.
“Liria duhet të shkojë së bashku me përgjegjësinë për ata që janë më të dobët në mesin tonë, pacientët me kancerë, personat e moshuar dhe personat me sëmundje të tjera”, ka thënë Matovic në konferencë për media.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










