Lajme
Mbi 100 udhëtarë u detyruan të kalonin natën në tren
Pasagjerët janë ngujuar në trenin që nuk mund të lëvizte, pasi ishte bllokuar nga një ndeshje në mes të dy trenave tjerë
Natën e parmbrëmshme, udhëtarët e trenit të gjumit nga Cyrihu për në Budapest ishin përgatitur që të flinin gjatë rrugës, pasi që treni është për këtë destinim. Por ata nuk kanë pritur që gjumin ta bënin në Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut, shkruan 20minuten.ch.
Pasagjerët janë ngujuar në trenin që nuk mund të lëvizte, pasi ishte bllokuar nga një ndeshje në mes të dy trenave tjerë.
Mbi 100 veta u detyruan të bënin gjumin në trenin që e menaxhon kompania austriake ÖBB, transmeton albinfo.ch. Kjo ndodhi pas kaosit që shkaktoi ndeshja e dy trenave lokalë (S Bahn) pa udhëtarë në impiantin e shërbimit të SBB-së në Herdern, Altstetten të Cyrihut.
SBB në faqen e saj njofton se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes rreth orës 21. Si pasojë e ndeshjes kanë dalë nga shinat tre vagona trenash. Njëri nga lokomotivistët e përfshirë ka pësuar një tronditje të lehtë. Ndihma e parë i ka transportuar të dy lokomotivistët në spital por ata janë liruar shpejt pasi që nuk kishin pësuar lëndime.
Por pasojat e aksidentit i kanë vuajtur pasagjerët e disa trenave lokalë që qarkullonin në këtë sektor si dhe treni i përmendur ndërkombëtar, i natës, përcjell albinfo.ch. Këta të fundit mundën të vazhdonin udhëtmin e tyre të nesërmen, në mëngjesin e hershëm.
Një dëm material në lartësi ende të panjohur kanë pësuar trenat e përplasur mes vete.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














