Lajme
Mbi 100 mijë nënshkrime për referendumin e dytë për Brexit-in
Për më pak se 24 orë, më shumë se 100 mijë britanikë e kanë nënshkruar një kërkesë për mbajtjen e referendumit të dytë për çështjen e Brexit-it. Kjo kërkesë erdhi pasi një milion njerëz morën pjesë në protestën para kuvendit britanik.
Nënshkrimi i kësaj kërkese, i organizuar nga grupi “Vota e Popullit” dhe gazeta “The Independent” ka për qëllim të kërkojë nga udhëheqësit e Britanisë dhe të Bashkimit Evropian që të bëjnë gjithçka që munden që t’ia mundësojnë popullit britanik të votojë edhe një herë për marrëveshjen e Brexit-it.
Para përfundimit të afatit për Brexit-in më 31 tetor, kjo letër do të dërgohet në qeveri dhe në dy dhomat e kuvendit britanik, në Parlamentin Evropian dhe në ndërtesën ku i zhvillon takimet Këshilli Evropian.
Përkrahja për këtë peticion erdhi pasi qindra mijëra njerëz marshuan në rrugët e Londrës të shtunën për ta kundërshtuar planin e kryeministrit Johnson që ta largojë vendin nga BE-ja më 31 tetor. Organizatorët e protestës thanë se në tubim morën pjesë një milion njerëz.
Njëra ndër figurat kryesore të Partisë Laburiste në opozitë, Sir Keir Starmer, ka ofruar përkrahje për këtë kërkesë, duke thënë: “Sot ne po marshojmë së bashku për të thënë se i besojmë popullit, jo Boris Johnson-it, për ta zgjidhur krizën e Brexit-it dhe ne po ua dërgojmë këtë porosi njerëzve të pushtetshëm”, shkruan “Independent”, transmeton GE, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












