Bota
Mbetet i paqartë motivi i plagosjes së 41-vjeçarit
Ende nuk dihen rrethanat që dërguan të panjohurin të plagos shqiptarin 41 vjeçar.
Ende mbetet i paqartë motivi i autorit deri më tani të panjohur, i cili ka plagosur rëndë një person 41-vjeçar nga Shqipëria, me një të shtënë në rrugë të hapur, të dielën pasdite.
Policia ende nuk ka njohuri për identitetin e sulmuesit. Viktima nga kryeqyteti shqiptar i Tiranës, i ka thënë policisë se ai po vizitonte të afërmit e tij në Freiburg të Gjermanisë.
Sulmuesin, me të cilin sipas dëshmitarëve, ai ka debatuar ashpër, nuk e njeh. Sipas të gjitha gjasave, ekipi hetues do të shpërndajë sot fletushka, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Apelet e policisë për dëshmi janë të pakta. Ndër të tjera, policia është në kërkim të futbollistëve të cilët më 29 korrik, të së dielës, në kohën pak para orës 13.45 kanë luajtur futboll në fushën që gjendet në rrugën “Ferdinand-weiss-Strasse”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










