Lajme
Mbështetet ideja “Ballkani i Bashkuar”
Iniciativa e ministrit malazez, Igor Lukshiç për bashkimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor ka gjetëm mbështetje nga shtetet përkatëse, por edhe nga komisionari Fule
Gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor kanë mbështetur një ide të Podgoricës zyrtare për bashkimin e një unioni ballkanik, që në opinion quhet mini-Jugosllavia. Kjo ide parashikon një treg i përbashkët ekonomik, një sistem edukimit dhe arsimimi, bashkëpunim në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ky plan është iniciativë e Ministrit të jashtëm malazez, Igor Lukshiç, i cili planifikon të krijoj një unionin për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia
Iniciativa, siç ka shkruar “Zëri” ka mbështetjen e komisionarit evropian për zgjerim, Stefan Fule, por dhe të shteteve të apostrofuara.
Për këtë nismë madhore, përmes së cilës synohet të përcaktohet perspektiva e ardhshme e Kosovës dhe e shteteve rajonale, do të takohen të enjten (nesër) në New York, ministrat e jashtëm të këtyre gjashtë shteteve në mesin e tyre edhe ministri Enver Hoxhaj, për të vendosur përfundimisht se a do të gjejë mbështetjen definitive.
Plani i përpiluar nga Lukshiq ka marrë mbështetje edhe nga Goran Svilanovic, sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Sipas një burimi që përmendë gazeta, përfaqësuesit e gjashtë shteteve kanë pasur një takim në qershor në Budvë të Malit të Zi ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.
Në transkriptin e këtij takimi të siguruar nga “Zëri”, mësohet se parimisht shtetet e kanë përkrahur si iniciativë.
Kosovën në takimin e Budvas e ka përfaqësuar Sami Ukelli, drejtor gjeneral në Ministri të Jashtme dhe Sylë Ukshini, drejtor për Ballkan në po këtë ministri.
Në transkriptin e këtij takimi, thuhet se në parim pjesëmarrësit e kanë konfirmuar gatishmërinë për, siç thuhet, bashkëpunimin në formatin e dhënë të bashkëpunimit rajonal, objektivi kryesor i të cilit është integrimi më i shpejtë i tyre në Bashkimin Evropian.
Mirëpo, siç thuhet, kjo nismë që për qëllim ka integrimit të 6 shteteve në BE, është keqpërdoret nga shteti serb, i cili tashmë edhe i ka dhënë tjetër format asaj, duke e quajtur ndryshe si “Versioni 4.0 i Jugosllavisë”. Është ideja e fshehtë e tyre për ta paraqitur krijimin e një Jugosllavie të re, ku Serbia do jetë dominuesja, e tri shtetet tjera: Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, të jenë si Beneluksi pan-shqiptar.
Ministri i jashtëm malazez, Igor Lukshiç ka theksuar se plani i tij është keqinterpretuar se gjoja po synon ringritjen e Jugosllavisë së re.
Shefi i diplomacisë malazeze ka theksuar se plani i tij parasheh formimin e një bashkimi “formal” bashkëpunues midis gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor që do të njihej si “gjashtëshja” e Ballkanit Perëndimor. Projekti ka për qëllim anëtarësimin sa më të shpejt të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.
“Unë jam keqkuptuar dhe interpretimi i disa medieve ka qenë i gabuar, gjoja për rikthimin e Jugosllavisë apo diçka të ngjashme, që është një tezë krejtësisht e gabuar”, deklaroi shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Luksiç për “Dnevne Novine”.
Ai nënvizoi se nuk i takon kategorisë së nostalgjikëve jugosllav, për shkak se sipas tij, ky shtet i dikurshëm federal gabimisht ishte konstruktuar.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










