Kosova
“Mbase nuk do të kërkohet largimi edhe i ambasadorit amerikan… ”
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka adresuar një mori kritikash në lidhje me punësimet partiake në Kosovë.
Ambasadori Kosnett kërkoi nga qytetarët të ngrisin zërin kundër zyrtarëve të pasuruar.
Në lidhje me këto deklarata të Kosnett ka shkruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Ai tha se pas këtyre deklaratave të ambasadorit amerikan, shpreson se nuk do të kërkohet largimi i tij sikurse kërkuan largimin e ambasadorit të Zvicrës pas deklaratave për veteranët e rrejshëm, shkruan albinfo.ch.
“Përshëndes deklarimin e qartë të ambasadorit amerikan në Prishtinë për punësimet në institucione mbi baza familjare, nepotiste dhe partiake.
Shpresoj se tash ndonjë nga dhjetëra ministrat apo zëvendësministrat nuk do të kërkojë “largimin” e tij, siç kërkuan për ambasadorin zviceran”, ka shkruar Hoti.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












