Lajme
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Më 23 mars, në Wirtschaftsclub Dusseldorf, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës mbajti takimin nismëtar për themelimin e degëve të saj në Evropë, ku kishim kënaqësinë e veçantë të shohim një përfaqësim të jashtëzakonshëm të kirurgëve nga mërgata shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Takimin e udhëhoqi kyetari i KKK, Prof. Dr. Rifat Latifi, i cili gjatë prezantimit për 5 vjetët e para të Kolegjit dhe planit për 5 vjetët e ardhshme, theksoi se vetëm së bashku mund t’i arrijmë qëllimet tona për përmirësimin dhe avancimin e kirurgjisë shqiptare.
Takimi u moderua nga paneli i përbërë prej:
Prof. Dr. Rifat Latifi – Kryetar i KKK,
Dr. Osman Zhuri – Nënkryetar Pasues i KKK,
Dr. Ilir Hasani – Nënkryetar i KKK për Maqedoninë e Veriut, dhe
Dr. Valon Baraliu – Nënkryetar i KKK për Gjermani.
Ndërsa si të ftuar të veçantë, këtë takim e nderuan duke mbajtur fjalë përshëndetëse:
Z. Lazim Destani, Themelues i ‘Ecolog’ (njëherësh edhe nikoqir)
Prof. Dr. Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut
Znj. Mirsada Voca, Konsulle e Republikës së Kosovës në Dusseldorf, dhe
Prof. Dr. med. Gisbert Knichwitz, Anëtar i Bordit të Odës së Mjekëve të Gjermanisë, Akademia e EVM
Një nga rezultatet kryesore të takimit ishte krijimi i ekipit që do të përgatisë koncept-propozimin gjithëpërfshirës se si do të duket organizimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në Evropë, ndërsa ekipi u caktua me përbërje:
Dr. Agron Sadiku (Kryesues)
Anëtarë:
Dr. Nobel Thaqi, Dr. Halil Krasniqi, Dr. Rilind Zenelaj, Dr. Sabrie Kastrati Lumi, Dr. Xhevat Lumi, Dr. Arian Mullaj, dhe Dr. Fatlum Aziri.
E tërë ngjarja u përshkua nga entuziazmi dhe fryma vëllazërore, me vendosmërinë e të gjithëve për të kapërcyer çdo sfidë drejt arritjes së qëllimeve, dhe duke shfrytëzuar mundësitë e diplomacisë mjekësore përmes bashkëpunimit që kirurgët shqiptarë kanë me kolegët dhe organizatatat/institucionet përkatëse në vendet prej nga vijnë.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese














