Bota
Meshë e hapur e Papa Françeskut, në vizitën historike në Abu Dhabi
Në përfundim të vizitës së tij historike në Emiratet e Bashkuara Arabe, Papa Françesku mbajti një meshë të hapur. Më shumë se 100.000 vetë e ndoqën predikimin e Papës.
Françesku përshëndeste me dorë nga papamobili masat e mëdha të njerëzve, të mbledhur në stadiumin Sajed në Abu Dhabi. Ndërsa besimtarët mbanin flamujt e Vatikanit. Në Abu Dhabi kishin ardhur më shumë se 200 autobusë përplot me njerëz.
Larg nga vendlindja
“Për ju me siguri që nuk është e thjeshtë të jetoni larg më të dashurve dhe të ndjeni mungesën e një perspektive të qartë për të ardhmen”, theksoi Papa në meshën e tij, duke folur për prejardhjen e katolikëve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Atje jetojnë rreth një milion katolikë, kryesisht punëtorë të ardhur nga Azia. “Ju jeni një kor i përbashkët shumetnik, që flet shumë gjuhë dhe ka zakone të ndryshme”, tha Papa, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Françesku po zhvillon një vizitë historike në Emiratet e Bashkuara që nga dita e shtunë në mbrëmje ((02.02). Ai është Papa i parë që viziton gadishullin arabik, pra djepin e besimit Islam. Dialogu me përfaqësuesit e fesë islame është një prej pikërëndesave të pontifikatit të Papa Françeskut.
Toleranca dhe shkelja e të drejtave
Emiratet e Bashkuara Arabe llogariten ndër shtetet me orientim liberal. Ky vend e ka shpallur vitin 2019, si “Vit të tolerancës”, por Emiratet e Bashkuara Arabe kritikohen shpesh për gjendjen e njerëzve që mendojnë ndryshe në këtë vend. Në dallim nga vendet e tjera arabe, si Arabia Saudite konservatore, këtu ka edhe kisha të krishtera, por nuk lejohen meshat e hapura. Mbajtja e meshës së hapur në natyrë të Papës është një përjashtim.
Për numrin e pjesëmarrësve ka të dhëna të ndryshme. Në lajmet e agjencive flitet për të paktën 130.000 vetë, ndërsa autoritetet katolike në Emirate thonë se kanë qenë 180.000 besimtarë. Por e sigurt është: Kjo meshë është festa më e madhe e hapur e të krishterëve në këtë vned, ku feja Islame është feja zyrtare.
Ekspertët janë të një mendimi, se mesha është shprehje e mirëkuptimit, sepse Françesku dhe Imami i Madh i Universitetit Al-Azha, Ahmad al-Tayyeb, një ditë më parë kanë nënshkruar së bashku dokumentin e “Vëllazërisë Njerëzore”. Në këtë dokument thuhet se Imami dhe Papa angazhohet për pluralizmin dhe vëllazërinë e besimeve. Këto vlera dhe ideale duhet të bashkëjetojnë në paqë, sepse të gjithë njerëzit janë fëmijët e të Madhërishmit.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













