Bota
Mbahet mesha e parë në Katedralen e Parisit, pas zjarrit të madh

Kryepeshkopi i Parisit, Michel Aupetit, dje ka mbajtur meshën e parë në katedralen e Parisit “Notre Dame” pas zjarrit të 15 prillit, që dëmtoi një pjesë të katedrales.
Siç raporton Euronews.com, vetëm 30 njerëz u lejuan të marrin pjesë në meshë. Sipas Dioqezës Katolike të Parisit, kjo u bë për arsye sigurie. Rreth 15 prej tyre ishin priftërinj, përfshirë edhe kryepeshkopin dhe peshkopin ndihmës, Philippe Marsset, përcjell në shqip albinfo.ch.
“Ishte një moment emocional, sidomos për faktin se shumica e pjesëmarrësve në meshë punojnë në katedrale. Është shtëpia e tyre”, citohet të ketë thënë kryepeshkopi në një konferencë shtypi.
Kryepeshkopia e Parisit ka konfirmuar për Euronews se personat që morën pjesë në meshën e së shtunës kanë veshur helmeta të forta.
Përndryshe, katedralja gotike 850-vjeçare u përfshi nga zjarri më 15 prill të këtij viti. Zjarri dëmtoi sidomos kulmin e katedrales. Pas këtij incidenti, kompani, shtete dhe individë të ndryshëm grumbulluan miliarda dollarë për renovimin e katedrales.
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
Jeta në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027