Bota
May ofron një marrëveshje të rishikuar të Brexit-it
Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se do të dërgojë për votim në Parlament një marrëveshje të rishikuar të Brexit-it, sa më parë që të jetë e mundur. Megjithatë, ajo tha se kjo do të ndodhë pasi të sigurohen ndryshimet e marrëveshjes nga Bashkimi Evropian, transmeton Reuters.
“Natyrisht, jemi në diskutime me Bashkimin Evropian dhe do të kërkojmë një votë përsëri në këtë parlament kur është e mundur të sjellim një marrëveshje që merret me çështjet të cilat janë ngritur këtu”, i tha May parlamentit britanik.
Megjithatë, Bashkimi Evropian tha se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet, të cilat kryeministrja britanike Theresa May do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së, në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it.
“Nuk ka lëvizje të mjaftueshme për mua që të mund të supozoj për një diskutim të frytshëm”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Parlamenti britanik ka votuar kundër marrëveshjes aktuale për Brexit-in.
Kryeministrja May është duke insistuar që Mbretëria e Bashkuar të mos “bllokohet” në marrëveshjen për kufirin irlandez, që parasheh moskthimin e kontrolleve kufitare, pavarësisht çfarë pakti arrin Mbretëria me BE-në, shkruan rel, përcjell albinfo.ch
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









