Sport

Mavraj siguron mbijetesën

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj zyrtarisht ka siguruar qëndrimin në elitën gjermane me Kolnin edhe për një edicion.

Koln ka mundur të shtunën 4:1 Darmstadin, duke siguruar qëndrimin në Bundesliga edhe për së paku një vit, shkruan albinfo.ch. Mavraj ka qenë titullar dhe tashmë një lojtar i padiskutueshëm te Kolni, duke i ndihmuar kësaj skuadre në objektivat që ka. Sigurisht se këto paraqitje do ta ndihmojnë që të përgatitet sa më mirë për Kampionatin Evropian.